i martuar me tre femije....banoj ne qytetin tim te lindjes, durres....
Sa herë më ke lënduar ti ndërgjegja ime,
kur i tëri më është dashur të jepem pas së mirës.
Sa herë me të vërtetat e tua të papërkulshme
më ke pushtuar e mes krahësh më ke mbledhur,
...
E shtrenjta nëna ime...
Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
...
Skajeve të pluhurosura të një kornize të vjetëruar
Një portret dashurie prej kohësh kam mbetur.
Përtej errësirës, britma e shurdhër, e mohuar
dhe zhurma e pazëshme që rrënqeth qetësinë.
...
LAGJJA IME E VJETËR
Lagjja ku banoj, është ndër më të varfërat e qytetit.
Dikur mbuluar ish prej ujërave të kripura kënetore.
...
Dashuria ime
Dashuria ime, melankoli dhe pikëllim.
Shumë më ndryshe sot do të doja të më ishe.
...