Për tek ty po vrapoj. 
Me një rrahje të lehtë flatrash
ndonse rruga më duket e pambarimt, 
për tek ty po vrapoj.
Në sy kam flakëritjen e yllit të mëngjezit.
Në buzë puthjet dhe përgëdhelitë e imagjinuara.
Si asnjëherë prej së largu
ndjej afshin e kurmit tënd të zjarrtë.
Ndjej tingujt e zërit të lehtë e të trisht.
Ballinën e shpirtit, që çdo sekonde më thotë; 
- Të dua, të dua, të dua, të dua....
Nxitoj dhe mendimet më ngatërrohen në kokë.
I mbytur rënkimesh, shpresat e errëta thërrmoj
si thërrmimi prej pikëzës së shiut i gurishtes.
Nuk di përse më përngjan me një objekt të panjohur, 
të paprekshëm e të tejdukshëm gjer në kockë.
E përhumbur permës avujve të freskët të detit.
Mbytem nëpër valëhijet që tërheq e mpleks pas
vetmia ime e thellë.
Ti larg më je..larg.....
Oh! sa larg mbi gjithë të tjerat më je ti, 
këmbanore mjegullash, 
flakërima e diellit, 
lëndina bleronjëse, 
Venusi shumëngjyrësh i syve të mi.
Eshtë gjithça e jotja sot, 
që më bënë të vrapoj për tek ty.                
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem
 
                    