Herë më humbet
           me hijen e mërgimtarit të natës.
Herë më shfaqesh
          me hapin e endacakut të palodhur.
Qytetit të përhumbur i ringjallesh si Promethe.
Kur vjen në duar, jo me kokën e përgjakur të Makbethit, 
por me përkrenaren e mbretit tënd Skënderbe.
Kur interpretoje Moisi veshur me lulet e atdheut.
Kur qeshje dhe kur qaje
            si lis i thatë, rrahur prej erës.
Atje, ku ti bëje të rrënqetheshin arteriet.
Ku bëje të kërcisnin miljona dhëmbë të bardhë.
Unë vdekjen gjeniu im atje e doja,  
        në skenën tënde, madhështore të Vjenës.  
Prej gojës tënde ku lindënin magjishëm tingujt.
Gjer tek unë vinte dallgëzimi i ëmbël e joshës i detit.
Mbi ngricat e kohës ngrihej buzëqeshja jote ëmbël
dhe qerpikëve të ulej dallëndyshja e vogël e gjebër.
Ti vije me shpirtin e plagosur të Hamletit.
Me Figaron që bëri të çndet pas tej regjizori Reinhard.
Ti vije Moisi me një buqetë trandafilash dhuruar skenash.
Ti vije me shprehjen e magjishme të syve të tu të kristalt
Atëherë vrullshëm gjallote tek ftyra jote e zbehtë.
Lëviznin  ujërat e praruara të lumenjve
            të përhimëtat mjegulla pështjelluar me tis.
Ti më sillje Moisi tok me një rrolet e tu të pavdekshëm, 
klithjen dhe dhimbjen e madhe që ndjeje, 
            për brigjet e Shqipërisë.                
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem
 
                    