E dashur sonte derën mos e mbyll
E dashur, ti sonte derën mos e mbyll.
Nëse vonë mundet të kthehem
prej kësaj udhe kaq të gjatë.
Mbi ëndrrat e tua si foshnje do mbyll sytë.
Si gjeth i lodhur kur te bie në shtrat.
E dashur, ti sonte mos më pyet
se ç’gjë të bukur të solla për dhuratë.
E ç’mund të sillja më shumë se ky zjarr
që gjoksit për ty ngaherë më përvëlon.
Ç’do të mund të dhuroja më shumë
se ky shpirt si det mbushur me aromë.
Pra qasu të tq puth pak ballin e djersitur.
Pastaj në gjumin tënd e qet shko bjer e fli
Se shpesh prej gjumit e trëmbur ti je ngritur
Se ndodhka dhe kështu në të bukurën dashiri.
E dashur nga unë parajsën mos e prit.
Dimrin e shpirtit do të vi t’a ngroh.
Në mijëra borxhe do zhytem tek fuqit.
Që të thërras marrezisht:
Grua, me mua përjetësisht ti rro!
skender braka
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem