Do të vish
Tani larg ke ikur...
oh! sa larg nga bota ime e trisht.
Në të ftohtin shtrat, gjumi pse s'më zë? 
Më shfaqesh rishtaz ndër vegime.
Të prehem, të dremis, 
imazhi yt, jo nuk më lë? 
Do vish nje ditë e dashur, 
unë e di.
Me një tufë lulesh do të rendësh si e marrë.
Por atëherë në dhomën tone të boshatisur., 
Ti.do të çirresh, 
Do bërtasësh: 
-  Përse në duar lulet më janë tharë.?                
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem