C'mbetet nga dashuria
 
Ajo që në mëndje mbetet përgjithmonë, 
është  puthja e parë nën një muzgë të pikëlluar.
E panjohura psherëtimë e buzës tonë të pjekur
dhe ajo ëndërr e bukur transparente, 
që ne nënshkruam në atë qiell të djegur.
Ajo që dashurisë kurrë nuk i vdesë
është drithërima e beftë kur njëri-tjetrit iu larguam.
Shikimet e kryqëzuara, ajo e qarë me dënesë.
Shpresa që na tërheq për ëndërrat që si shuam.
Ajo që dashurisë do ti kujtohet gjer në vdekje.
Eshtë lëndimi i dhimbshwm shkaktuar 
prej një kori zë çjerr dhe një tymnaje të endur.
Janë fjalët që padashur e përdhosin marrëzishtë.
Atë që zemrat kurdoherë do ta cilësojnë: 
' Si  më të papërsëritshwmen në jetë..
 Si dashurinë të çmëndur, çmëndurisht'                
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem