Besoj Në Kohën E Së Ardhmes. Poem by skender iljaz braka

Besoj Në Kohën E Së Ardhmes.

Kam mësuar shumë pak mbi perënditë

Dhe zotat mëse një herë i kam përçmuar.

Në jetë kam besuar vetëm tek dashurit.

Tek njeriu që mes luftërash ka ecur ballëlart

dhe të vërtetat në udhrrëfime ka shndërruat.



Ndaj mos më kërkoni që verbërisht

t'u bindem të "shkruarave", magjive.

Dhe me gjasa t'i përulem të "mbinatyrshmes".

Shpirtin e zemrës nuk dua kurrë ta kreshpëroj.

Veç në mundësha ta pastroj prej vesit dhe lëbyrjes.



Mos më kërkoni të jetoj nën ligjësit frenuese.

Të padronëve që firmosin kohën shkatrrimtare.

Në vënd të zotave dhe perëndive,

unë i besoj paasgjësueshmërisë së lëvizjes.

I besoj të pashmangshmes kohë të së ardhmes.



Le të bëjmë më të mirën e asaj që duhet bërë.

Duke shkundur plogështin e botës së shpirtit të djegur.

Eshtë koha e ikjes nga topitja e stinëve të mërzitshme.

Me forcën e përditësimit të çbëjmë gjithë ç'duhet çbërë.

Dhe të shkuim lulet e venitura, mbirë fytyrës së të keqes.

Tuesday, July 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success