S'munda një herë, shpirtin prej teje ta largoj.
Mbërthyer kam mbetur në të ftohtin e ikjes,
i mpirë prej fjalëve që s'munda ti them dot.
Ndjekur prej ethesh të një shprese të fikur,
që sa vjen e më të thellë ma bënë të egzistuarit.
Durimin, në oaze dëshpërimi m'a zgjeron.
S'munda njëherë të vetme prej teje të largohem.
Shtegëtari kryqëzuar mbeta shtigjeve të paçara.
Vemitari që nxiton nga njëri në tjetërin stacion,
përpjekur të mos humb destinacionin e hapave të para.
I verbëri që humbet tuneleve të tua të largimit.
Në pikë loti i kthyer kur më thua lamtumirë.
I pavëmëndshëmi që pas tingujve të humbur
pengohet dhe përgjaket prej rrëzimit.
Djegur prej dashurisë nga vetja duke u larguar.
Psherëtima që nuk mund të psherëtohet.
Duke jetuar si luani nëpër pyllin që digjet.
Ndjekur prej hamëndjesh të një dite të papriturash.
Atje ku ti më shfaqesh dhe sërishmi më largohesh.
Si të lindësh prej hiçit dhe prej hiçit të vdesësh.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem