Ata Që Ikin Dhe Ata Që Do Të Vijnë. Poem by skender iljaz braka

Ata Që Ikin Dhe Ata Që Do Të Vijnë.

Ata që ikin dhe ata që do të vijnë.
Prej fatit të imponuar, nëpër dhëmb coptojnë rrashtët e tyre prej vdekjes dhe riprodhimit. Nën tragjedira klithmash mbijetesën kafshojnë. Helmet e mbledhura ndër vite thëthisin prej zhgënjimit. Të goditur egërsisht, rrëzuar përdhe, të pa jetë.
Me sy të përhumbur, ku pasqyrohetdëshpërimit.
Qetësia përherë rrënqethet prej krismash të thata.
Që drejtim paditur humbasin pa frikën e shpagimit.
Me të pabindëshmen portë të jetës përherë përleshur.
Duke kërkuar pak LIRI nën një qorrollisje të verbër.
Guvave të vdekura të nëntokës si çifutët duke u endur.
Ata që ikin dhe ata që do të vijnë.
Kohës së tyre të shkuar dhe kohës që presin të vij.
Me të pasigurtat hapa nxitojnë e nxitojnë parreshtur.
Si ngjyrimet e bredhave të zymtë, pyllit të çngjyrosur.
Tmerruar prej këtij llahtari përjetësisht të ndezur.
Veç një zoti i falen në një tempull të pa emër.
Me ëndërra, dëshira dhe shpresa të varrosura.
Ata që ikin dhe ata që do të vijnë.
Mes përpjekjesh të grabitura, me një vendosmëri të ftohtë.
Nga mëkati dhe heshtja vijnë dhe shkojnë.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success