Albumi Familjar Poem by Shqipe Prence

Albumi Familjar

Kur kam mall e nostalgji,
Për ato vite që s'kthehen më tani,
Hapi i parë, klasa e parë, vallzimi i parë,
Marr albumin me fotografi,
Dhe aty gjej prehje e qetësi!
Gjithçka e shtrenjtë, gjithçka e shenjtë,
Çdo hollësi, çdo hap apo prapësi,
Gjithçka që dua ka "ngrirë" këtu,
Familja, shokët, kaq të dashur për mua!
Aty emocionet tona lexojmë e shikojmë,
Dashuri, dhembje, urrejtje, kënaqësi,
Vulosur përgjithmonë në sytë e pafajshëm
E gjithë rini...
Dhe fluturojnë faqe pas faqesh,
Kujtimet e ditëve tona, lotët, buzëqeshjet,
Jeta jonë, fati ynë…
Kujtime, kujtime, kujtime,
Kujtime përherë,
Për t'mos harruar asnjëherë,
Trëndafila në dëborë…

Saturday, November 17, 2018
Topic(s) of this poem: family
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success