Ajo Qendronte Atje Poem by skender iljaz braka

Ajo Qendronte Atje

Ajo qëndronte atje....

Ajo qëndronte atje....
Atje ne kufirin midis tokës dhe detit.
Me mallin e mallit të zhytur thellësive të tij.
Me lot-dhimbjen nën këllëf të vështrimit.
Dallga qepallët i thyente me shkëmbin e lotit.
Me stërkalat e akullta mpinte bëzën e saj mavi.
(C' I thonë sytë e fjetur mes ujërave dhe koraleve.
Vallë e pyesin për dhimbjet që shpirtit i pikojnë?
Ka pirë prej atij lum-lotosh si të kenë rrjedhur maleve?
A ndoshta gjiri qumështit ka nisur ti rëndoj.)
Ajo qëndronte atje…
Me dëshirën e themelimit të një tjetër bote.
Përtej zbrazëtirës së ftohtë nën akujt e agimit.
Pa re gjëmuese mbushur me vetëtima vrastare.
Pa klithma çjerrëse dhe dritë-errtën e mërgimit.
(Në cilat perla, dremit a fle vetmia jote e përjetëshme?
Shumë brengë dashurie dhe lot-malli këtu ke lënë.
Tregom të lutem për netët mes yjesh përzier me leshterik.
Dhe sa pika qumështi prej qumështit tënd,
Nimfave u ke dhënë.)

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success