Ah ky brez rinie....
Indiferent e i pashtruar punës ky brez rinie.
Dhe çuditërisht i kënaqur shumë prej vetvetes.
Tmerrohem kur mendoj se ç'dreq fytyre,
dhe çfarë motivi do ti japin këta të nesërmes.
I kam ndjekur tek rrinë në grupe ndan udhëve.
Shulluar diellit gjumëndjellës të përtacis dhe vesit.
Me jetë të çthurrur e të çrregullt ngrysin ditët.
Nën efekte të (që s'mundem ti përmënd,
thjesht prej sedre e vrarë prej stresit.)
Pika të më bjerë që jam më i trishtuar se ata.
Dhe ata që më të trishtuar se unë nesër do të jenë.
Ah moj e bardha dëborë!
E bukur je, por dimrit mbi ty dhe qentë dhjesin.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem